close
Breaking NewsLajmeSi të ... ?

Si të pastrojmë bizhuteritë

s-l400

Nëse unaza, byzylyku, apo vathët tuaj kanë ndonjë sipërfaqe të njollosur nuk keni pse t’i lini mënjanë me idenë se nuk mund t’i përdorni më. Për bizhuteri të pastra dhe me shkëlqim provoni produkte të përditshme, shumica e të cilave ju ndoshta tashmë i keni në shtëpi.
Pastrimi me ketchup
Ka një mënyrë super të thjeshtë për t’i zhdukur këto njolla prej tyre. Në një tas të vogël shtoni ketchup. Vendosni në të bizhuteritë të cilat kanë humbur shkëlqimin dhe kanë nëpër të njolla dhe lërini për disa minuta.
Në qoftë se ato kanë ndonjë sipërfaqe të gdhendur apo detaje të tjera, përdorni një furçë të vjetër për t’i pastruar me ketchup. Për të shmangur dëmtimin e argjendit, nuk duhet të lihen për një kohë të gjatë në kontakt me ketchup-in.
Shpërlajini bizhuteritë tuaja me ujë të pastër, thajini me një copë të pastër dhe janë gati për t’i vendosur sërish.
Pastrimi me uthull
Një një enë shtoni ½ filxhan uthull të bardhë dhe 2 lugë sodë buke. Vendosini bizhuteritë në të dhe lërini në të për dy deri në tre orë. Shpërlajini më pas me ujë të ftohtë dhe thajini më pas tërësisht me një leckë të butë.

Tags : bizhuteripastrojme
loading...