Si të humbisni peshë duke ngrënë bajame

bajame

Bajamet janë shumë të shëndetshme, përveç përfitimeve që keni prej konsumimit të tyre, ato ju ndihmojnë për të rënë në peshë. Por si ndodh kjo?

Bajamet kanë/janë:

yndyra të shëndetshme, përmbajnë yndyra të shëndetshme si Omega 3, Omega 6 dhe Omega 9;

burim i pasur i proteinave, madje bajamet përmbajnë të njëjtat nivele të proteinave si mishi i kuq;

lëndë ushqyese dhe përmbajnë vitaminë E, fibra, vitaminë B, zink dhe acid olik.

Bajamet ulin yndyrat në bark sepse kanë përmbajtje të ulët glicemine dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Përfitime të tjera nga konsumimi i bajameve:

Shëndet të mirë i zemrës. 5 bajame në ditë ju mbajnë larg sulmeve në zemër dhe në tru.

Përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6,E, D dhe acide yndyrore që kanë përbërës aktivë për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve.

Si të përfshini bajamet në dietën tuaj?

Konsumoni një grusht me bajame në darkë, fibrat e tyre do t’ju mbajnë të ngopur përgjatë natës. Gjithashtu shtojini bajamet te drithërat tuaja në mëngjes, madje mund t’i hani para çdo vakti në mënyrë që të mos konsumoni shumë ushqim./Blitz.al/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password