lefuture

Si të hiqni njollat e deodorantit nga bluzat

1479dbb1-b74a-4e83-9817-f91866aea6b1-0

Ka shumë funksione biologjike që janë të domosdoshme për shëndetin e njeriut, ku një prej tyre është edhe djersitja. Djersitja është diçka që trupi lëshon në një kohë ose në një tjetër dhe sa më shumë përpiqemi ta mbulojmë këtë fakt, kjo jo gjithmonë është e mundur.
Për të shmangur atë dhe aromën e pakëndshme që ka përdorim deodorantë, të cilët fatkeqësisht janë tërësisht të përbërë nga kimikate që ndërveprojnë me pëlhurën sa herë bie në kontakt me të.
Kështu, deodoranti “ngulitet” në pulovra me kalimin e kohës dhe pastrimi i tyre bëhet shumë i vështirë. As detergjenti e as zbutësi i rrobave nuk janë në gjendje ta pastrojnë tërësisht.
Por, nuk keni pse të shqetësoheni më as për këtë problem, sepse ka gjithmonë një zgjidhje.
Përbërësit:
2 aspirina
½ filxhan ujë i nxehtë
Përgatitja:
Në një filxhan të mbushur përgjysmë me ujë të nxehtë, shtoni dy aspirina dhe lërini të shkrihen.
Aplikojeni përzierjen tek njollat me deodorant dhe lëreni të veprojë për rreth 2 deri në 4 orë.
Më pas lajini pulovrat tuaja me detergjentin e rrobave si zakonisht.
Përsëriteni këtë process për pastrimin e bluzave tuaja sa herë që deodorantët tuaj të lënë shenjën e tyre në të. Është mënyra më e mirë për t’i pastruar tërësisht këto njolla të bezdisshme/ Revista Shije/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password