Si ta pastrojmë në thellësi fytyrën me mjaltë


Të gjitha femrat dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga to kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë.

Mjalti përmban enzima, veti natyrale antibakteriale dhe probiotikë që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.
Përfitimet e mjaltit:

* Mjalti lehtazi i largon bakteret e dëmshme nga lëkura, pa e zhveshur lëkurën nga vajrat e vet natyralë.

* Mjalti përmban probiotikë natyralë dhe ka veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.

* Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.

Pastrimi i fytyrës me mjaltë

Përbërësit: Mjaltë manuka dhe mjaltë organik.

Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë, pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar. I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën. Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë/ Revista Shije/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password