• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shumë meshkuj i kanë vendosur kusht për t’u dobësuar, por Fifi ka gjetur përgjigjen e duhur për të gjithë

Filloreta Raci ose ashtu siç njihet nga të gjithë, Fifi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor në fare pak kohë. Qysh në fillimet e saj Fifi spikati me stilin e veçantë, shumë ndryshe nga këngëtaret që jemi mësuar të shohim.

Shumë herë mund t’ja kenë vënë në dukje edhe përmasat e saj trupore, por Fifi gjithmonë ka treguar se për aq kohë sa ka talentin për muzikë nuk i intereson asgjë tjetër. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin, “Why Not” nga Roza Lati, ku foli për karrierën dhe jetën private. Kur u pyet se nëse ndonjë mashkull do i vendoste kusht për t’u dobësuar për të krijuar një lidhje, përgjigja e Fifit ishte ajo që çdo femër duhet të dëgjoj.

“Mua më kanë thënë për t’u dobësuar. Edhe s’më ka thënë një por pafund, por po të dobësohem unë nuk bëjë asnjë punë ashtu siç duhet. Megjithatë kohët e fundit kam nisur një dietë, sepse më ka dal problem me shtyllën kurrizore. Por unë e dua veten kështu siç jam nuk e kam pasur kurrë kompleks peshën”, – ka thënë Fifi. Ndërsa kur u pyet se nëse princin e kaltër do ta dëshironte mbipeshe apo nënpeshë, ajo u përgjigj: “Rëndësi ka të ketë trutë në kokë”. /revistawho.com