close
Breaking NewsLajmeNë shtëpinë e...

Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës në shitje me një çmim marramendës (FOTOT)

Screenshot_10

Marilyn Monroe mbetet ikona e bukurisë. Aktorja u nda nga jeta në moshën 36 vjeçare nga mbidoza. Ajo u gjet e vdekur në 1962 në shtëpinë e saj në Kaliforni. Pas kaq shumë vitesh shtëpia është në shitje për 6.9 milion dollarë. Agjentja e shtëpive, Lisa Optican e përshkruan shtëpinë të ngrohtë dhe të qetë, e ngjashme me një hacienda. Shtëpia ka 4 dhoma fjetjeje, 3 tualete, pishinë, oborr dhe pemishte me agrume. Në njërën nga 4 dhomat Marilyn u gjet e vdekur. Aktorja e ka treguar shtëpinë në një intervistë për “Life Magazine” në 1962. “Çdokush që e pëlqen shtëpinë time, jam e sigurt që do krijoj shoqëri me të”, -ka thënë Marilyn./revistawho.com

Tags : Marilyn MonroeShtepia
loading...