Ajo është një nga shqiptaret më të pasura sot, falë martesës me një manjat izraelit. Por pavarësisht statusit që ka, modelja miliardere vazhdon të pëlqejë gjërat e thjeshta, të gëzojë nga detajet e vogla. Përgjatë kësaj vere Emina çunmulajn e kemi parë në jaht, por edhe duke bërë punë fshati e duke ngënë në “sofrën” e thjeshtë të vendlindjes. Me t’u kthyer nga pushimet, modelja nënë e një vajze i është rikthyer një pasioni të vjetër, që e ka mbajtur të fshehur. Ajo dashuron skulpturën!
“Po ndaj diçka që e kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë nga ndjekësit e mi. Unë dashuroj skulpturën. Dashuroj gjithçka rreth gurit, aftësinë për ta bërë diçka kaq të fortë në diçka të brishtë, për mua është magjike. Gjatë rritjes prindërit e mi nuk më inkurajuan kurrë drejt artit. Nuk më pyetën kurrë për këtë temë, por unë isha e zonja në lëndën e artit. Ata gjithmonë më thonin”bëhu mjeke, avokate (që unë nuk u bëra… jam shumë larg këtyre). Tani si e rritur, mundësia për t’iu rikthyer krijimit të artit është një kënaqësi e madhe”, shkruan ndër të tjera Emina./ revistawho.com