Shqiptari kërcënon nga Kanadaja: Do të kthehem në Shqipëri të vras gruan


Një zotëri i cili për momentin jeton në Kanada, tregon se momentet torturuese që po kalon e kanë vënë përpara dy zgjedhjeve: 1­. Ose të kthehet në Shqipëri dhe ta vrasë ish-bashkëshorten e tij, 2­Ose të vazhdojë jetën në Kanada pa e kthyer kokën pas. Afrim. S. kërkon që këtë histori ta ndajë me të gjithë lexuesit për të marrë një mendim, pasi gruaja e tij me të cilën u nda para 3 vitesh, si shenjë hakmarrjeje nuk e lejon që ai tu bëjë dokumentacionin fëmijëve për në Kanada.

“Përshëndetje J.O.Q! Në të gjithë botën ndodh ndryshe, ose më mirë vetëm ne shqiptaret bëjmë ndryshe. Unë dua të bëj publike një histori personale dhe mjaft torturuese për mua personalisht. Sido që të jenë komentet tuaja unë do t’i respektoj, sigurisht nëse nuk janë ofenduese . Për të mos arritur që : Të vrisja (ish bashkëshorten) ose ndonjë të familjes së saj, vendosa të largohem sa më larg të ishte e mundur dhe ia arrita qëllimit pas shumë përpjekjesh të vendosem në Kanada . Pas 3 vite e gjysmë torture dhe lodhje arrita të marr aprovimin e lejes së përhershme te qëndrimit. Por ish bashkëshortja nuk bie dakord për dokumentacionin për fëmijët tanë. Jam në dilemë të madhe para dy zgjedhjesh. 1) Të kthehem në Shqipëri të vras ish bashkëshorten dhe të plotësoj dokumentacionin për të ardhmen e fëmijëve të mi? 2) Të mbyll dosjen vetëm për vete dhe të vazhdoj jetën pa kthyer kokën pas.” /jetaoshqef

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password