lefuture

Shqiptarët revoltohen me Fevziun, Dudushin e Vasilin: Ne po mbytemi, ju merreni me Amerikën

14997220_242193989533704_1811796663_n

Mbrëmjen e së martës, në televizionet kryesore shqiptare u fol gjatë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë programet e aktualitetit në “Klan”, “Top Channel” e “News 24” diskutonin në studio për ecurinë e zgjedhjeve për President në Amerikë, duke ofruar edhe lidhje të drejtpërdrejta nga kontinenti tjetër. Në faqen e “revistawho.com” ne i pyetëm ndjekësit tanë se sa të interesuar ishin për këtë çështje, e nëse po ndiqnin “Opinion” të Blendi Fevziut, “Top Show” të Alban Dudushit”, apo “Studio e Hapur” të Eni Vasilit. Përgjigjet e komentuesve shprehnin revoltë, duke kujtuar se dita e djeshme ishte e vështirë për shqiptarët. Lexuesit tanë tërhoqën vërejtje se gazetarët duhet të flisnin në transmetimet e drejtëpërdrejta për përmbytjet në Shqipëri e për jetët e humbura për shkak të tyre.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password