lefuture

SHQIPERI-IZRAEL/ Shakohoxha reagon për policinë në “Elbasan Arena”: Ëshë lojë, jo luftë

15135441_1496114983738971_799555409_n

Shumë e komentuar ishte ndeshja e fundit e Kombëtares për eliminatoret e botërorit, nga e cila fatkeqësisht dolëm me humbje. Komentet rreth ndeshjes Shqipëri-Izrael nisën që me vendimin për të ndryshuar fushën nga “Loro Boriçi” në Shkodër, tek “Elbasan Arena”. Gjithçka ndodhi pas sinjaleve për kërcënime terroriste. Futbollistët izraelitë u pritën e u përcollën nën masa ekstreme sigurie, aq sa ditën e ndeshjes në Elbasan kishte 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit. Për këtë shkak u tha se tifozën u intimiduan, futbollistët ishin të acaruar, stadiumi i ftohtë dhe këto ndikuan si elementë shtesë që çuan në humbje. I pakënaqur nga kjo situatë, sot komentatori i famshëm Dritan Shakohoxha ka reaguar në profilin e tij në “Instagram”. Krahas kësaj fotoje ai ka shkruar: “Nëse i pret tifozët me turma policie edhe stadiumin njësoj do e kesh. Futbolli është lojë jo luftë”!

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password