Nuk na kishte shkuar mendja, por japonezëve po. Kompania Kyocera është duke u marrë me krijimin e një smartphone të ri që do të mund të lahet me ujë të ngrohtë dhe sapun të çfarëdollojshëm. “Rafre” do të ketë edhe një aplikacion të quajtur kuzhina ku mund të shihen receta gatimi. Gjithashtu ju mund të punoni me telefonin edhe nëse keni doreza në duar, ndryshe nga telefonët e deritanishëm të cilët nuk punojnë pa ndjesinë e gishtit. Telefoni do të dalë në shitje në Japoni muajin e ardhshëm./revistawho.com