Në një postim ku njoftonte se më në fund po niste pushimet dhe se ato do të ishin të pazakonta, Roza Lati është bezdisur nga komentet dashakeqëse të komentuesve. Ajo ka shpërthyer me një status të gjatë, ku shkruan se ka kursyer për pushimet e saj dhe se nuk e ka çuar asnjeri.
‘Nuk e kuptoj pse aq mllef te fotoja e pasaportës sime se është pasaportë shqiptare. Që t’jua mbyll gojën mirë po ju shkruaj që mua më pritën e më respektuan si princeshë ku vajta se vij era njeri dhe kam buzëqeshje 24 karat. Nuk gjeta as tullac e as bos të më përcjellë për pushime. Kam që në janar që heq lekë mënjanë për këto pushimet e mia që s’kanë të mbaruar sepse kam punuar për këtë ditë. Prit, prit se sapo ka filluar. Ndërkohë kush shkruan “kujt i plas ç’bën ti”, do të thosha të plas shumë që më ndjek e më lë dhe komente. Edhe u interesoke, edhe të guduliska fotoja e pasaportës sime që nxehesh e shan e komenton. E dua kombësinë time se jam shqiptare dhe kryelartë. Shëndet!’ shkruan ajo nën foton e mbesës së saj Gioia.