Shpërthen Redon Makashi: Sivjet ju prezantoj me gjysmën time dhe uroj të kemi një fëmijë! S’ka ku shkon më…


“Kjo vonesë ka ndodhur edhe për shkak të egoizmit tim…” Kështu e ka përshkruar Redon Makashi “vonesën” e krijimit të familjes dhe statusin e tij si beqar për shumë vite. I ftuar sot në programin “Rudina” në Tv Klan, përveҫ kujtimeve nga rinia e tij në muzikë, projektet muzikore që pret t’i realizojë së shpejti, Redoni ka pranuar të tregojë më shumë edhe për jetën private. I pyetur “ҫfarë po bën me jetën private”, Redoni pranoi se në këtë drejtim ka ecur me hapa shumë të ngadaltë, ndërkohë që ka qenë i pari nga të gjithë miqtë që ka nisur njohjet dhe, më vonë, ndoshta edhe lidhjet me vajzat: “E thashë edhe pak më herët. Për këtë pjesë ka qenë egoizmi im për t’iu përkushtuar muzikës, që më ka lënë me hapa më të ngadaltë. Ndërkohë që të gjithë miqtë e mi sot janë me fëmijë, unë jam akoma pas, edhe pse kam qenë i pari që jam njohur me një person…”, – tha Redoni. Megjithatë, i ngacmuar edhe nga Rudina për gjysmën tjetër të tij, ai tha se tashmë e ka gjetur dhe beson se ky është viti i ndryshimeve të mëdha. Madje, edhe viti kur kantautori i njohur do ta prezantojë partneren edhe zyrtarisht: “Besoj se po…” – tha ai për këtë. Gjithashtu, beson edhe se në këtë vit, do të ndryshojë edhe statusi i tij prej beqari. Dëshirën për të pasur shumë fëmijë, Redoni e ka treguar edhe më herët, megjithatë, sot me humor, pasi pranoi se gjatë këti viti do të ndryshojë se s’bën, “… se s’ka ku të shkojë më”, pranoi edhe “të bëjmë një njëherë, se për dy s’kemi kohë.” I menjëhershëm ishte edhe inkurajimi i Rudinës, e cila i konfirmoi se në momentin kur do të bëhet baba, do të ndjejë lumturinë më të madhe në botë: “Ndaj nxito…” – i tha ajo. Ndërkohë që të gjithë presin lajme të reja nga Redoni, së bashku me dy miqtë e tij të ngushtë, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, kantautori po përgatitet për një koncert në muajin mars, i cili ka kohë që është menduar nga Tre Musketierët./ class

64ac3b93b5b959a4714ff3b7b7f272c6

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password