Këngëtarja e suksesshme Nora Istrefi, ka reaguar ashpër ndaj lajmit të shpërndarë sot në media se ajo kish veshur të njëjtin veshje me Kim Kardashian në koncertin e mbajtur mbrëmë në Tiranë. Ja çfarë shkruan ajo në postimin e bërë në ‘instagram’:
“Këto foto janë realizuar mbrëmë në Tiranë, në orën 2 pas mesnate. Sa erdha në shtëpi pashë ca portale që kishin shkruar për ngjashmërinë e veshjes sime me veshjen e Kim Kardashian, që edhe ajo kishte pasur një veshje të tillë po ashtu mbrëmë. A thua vallë paskam parë në ëndërr se çfarë do të veshë ajo dhe e realizova me shpejtësi. Më falni allahile për një “mëkat të tillë”. Marre duhet me ju ardhë me këto shkrime t’kota. Në këtë krizë në vend se të ceket që mbrëmë ishte një koncert me një atmosferë, ku ishin të pranishëm 1500 njerëz, në qendër të Tiranës, ju mezi s’prisni me kritiku e me e nxjerr sa më keq një artiste shqiptare. Bravo, veç përpara, lavdëroni të huajt që kanë milionat. Herën tjetër thirrni ata të shohim qysh po i mbani emisionet”.