close
Breaking NewsLajme

Shpallet fituesi, zëri më i mirë i Shqipërisë është…

18557121_1301883206548017_3751772488129589447_n

Javë pas jave ndoqëm performanca të mrekullueshme të këngëtarëve të rinj pjesëmarrës në edicionin e gjashtë të “The Voice of Albania”. Pjesëmarrës nga të gjitha trevat u futën në edicione të fshehta, disa u zgjodhën, të tjerë u diskualifikuan dhe kështu hap pas hapi arriti finalja me katër finalist, Lidia, Lisi, Klinti dhe Anxhela. Lisi dhe Anxhela u skualifikuan të parët ndërsa në garë mbeti Klinti dhe Lidia. Më tej, të dy finalistët performuan në duet me trajnerët personalë, konkretisht Lidia me Rona Nishliun dhe Klinti me Alban Skënderajn. Në fund ishte konkurrenti i trajnerit Alban Skënderaj, Klinti Çollaku, që triumfoi duke u zgjedhur si “The Voice of Albania”.

Tags : fituesiThe Voice Of Albania
loading...