Shkencëtarët: “Toka është e përbërë nga dy planete…”

crash-earth-planet-410280

Përfundimi i shkencëtarëve: “Toka është përbërë nga dy planete që u bënë bashkë pas një përplasje që ishte aq e fortë sa krijoi Hënën.” Fillimisht besohej se Hëna ishte krijuar kur një planet i vogël i quajtur Theia u përplas me Tokën dhe u shkatërruar, duke bërë që pjesë të saj të përfundonin në hapësirë, kur u kap në gravitetin e Tokës. Por nëse do të ishte ky rasti, Hëna do të kishte një kompozim kimik ndryshe nga Toka, sepse do të ishte e krijuar nga Theia. Megjithatë, pas studimit të gurëve të sjellë nga Hëna nga astronautët e misionit Apollo, shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë gjetën se izotopët e oksigjenit ishin të njëjtat me ato në Tokë. Kjo do të thotë se përplasja mes Theia dhe Tokës së dikurshme ishte kaq e dhunshme, sa të dy planetet u shkrinë me njëri – tjetrin duke formuar një planet të ri, një pjesë e të cilit doli jashtë dhe formoi Hënën.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password