close
A e dini se ...Breaking NewsLajme

Shkencëtarët rusë inçizojnë delfinët: Ata flasin si njerëzit

delfini-534063.660×368

Shkencëtarët rusë thonë se për herë të parë, ia kanë dalë të inçizojnë bisedën midis delfinëve. Dy delfinë të rritur të Detit të Zi, me emrat Jasha dhe Jana kanë biseduar për disa minuta në një pishinë ku jetojnë prej 20 vitesh, duke mos ia “nderprerë” fjalën njëri-tjetrit. Shkencëtarët, të cilët e kanë inçizuar këtë bisedë, thonë se ia kanë dalë të inçizojnë fjalë dhe fjali. “Në fakt ky këmbim informacionesh vërtetë ngjan me bisedën midis njerëzve”, thotë Vjaçeslav Rjabov, udhëheqës i studimeve nga Rezervati “Karadag” në Krime sipas “Express”. “Meqë gjuha e delfinëve i ka të gjitha karakteristikat e të folures së njeriut, duket që delfinët kanë një nivel të lartë të inteligjencës, dhe se janë të vetëdijshëm”, thuhet në punimin shkencor, i cili është botuar në Revistën e universitetit politeknik në Sant Peterburg: “Fizika dhe matematika”.

loading...