Një ajsberg me përmasa gjigande, i madh sa ishulli Trinidad e Tobago, po shkëputet nga Antarktida. Alarmin e kanë dhënë shkencëtarët e Universitetit të Galles. Shkëputja e akullit ishte evidentuar vitet e shkuara por në muajin dhjetor ka përshpejtuar në mënyrë të menjëhershme dhe tani ka një gjatësi prej 80 kilometrash. Ajsbergu do të ndryshojë radikalisht pamjen e gadishullit./ revistawho.com