lefuture

SHKENCA/ Uashington Post: Dielli do të zhduket, kemi vetëm 10 muaj kohë për t’u përgatitur

High Altitude Eclipse

Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm nëpër gjithë Amerikën. Miliona njerëz do të mund shijojnë një spektakël që konsiderohet si i papërshkrueshëm, i paharrueshëm etj. Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë, duke nisur në orën 10:15 të paradites, me orën lokale, në Oregon. Ky fenomen qiellor do të lëvizë drejt lindjes, për të përfunduar rreth një orë e gjysmë më vonë në Karolinën e Jugut, shkruan “Express”. Gjatë kësaj kohe, ky eklips do të mund të shihet në shumë vende të ndryshme të Amerikës. Siç raporton “Uashington Post”, hera e fundit që një eklips i plotë diellor ishte i dukshëm nga një cep në tjetrin, ishte më 9 qershor 1918 dhe ngjarja pushtoi faqet e para të gazetave në mbarë botën. Ekspertët këshillojnë këdo që ka mundësinë që të mos e lerë këtë rast dhe të planifikojë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është shans që vjen vetëm një herë në jetë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password