lefuture

Shkëlqeu në “The Voice of Turkey”, por i ati doli nga shtëpia gjatë performancës së Elitës në TV

elit-aa

Elita Ziberi, vajza e vokalistit të grupit Elita 5 na emocionoi të gjithëve me paraqitjen e saj përpara jurisë së spektaklit të talenteve “The Voice Of Turkey”. Por, gara me sa duket ka qenë e papërballueshme dhe emocioni ishte më i madh për babain e saj, Arifin i cili sicc tregon vetë këngëtarja nuk e përballoi dot ta shihte në TV. “Babi është pak frikacak nga avioni, e për më tepër, jam e sigurt që nuk do ta përballonte dot atë çast. Madje, ai nuk më ka parë as në TV gjatë performancës, për shkak të emocioneve. Di që në atë moment ka dalë prej shtëpisë, ngaqë nuk e përballonte dot”, ka treguar Elita Ziberi në “Wake Up”, shkruan “Lapsi.al”. “Kisha konkurruar aty para një viti por nuk më kishin marrë në telefon. Më kontaktuan, shkova dhe ja ku jam! Jam në një ëndërr! Më duket e pabesueshme sepse ka pasur me të vërtetë shumë konkurrentë.  Më vjen mirë që kalova, edhe për faktin se doja t’i tregoja Turqisë që edhe ne shqiptarët jemi shumë të fortë”, tha këngëtarja e re e cila momentalisht ndodhet në Tetovë, ku ka marrë pafund urime nga të njohur por edhe të panjohur. Por, rikthimin në shtëpi po e shfrytëzon edhe për të marrë ndonjë këshillë artistike për fazat e mëtejshme.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password