close
Breaking NewsLajme

Sherri me Aurela Hoxhën, shpërthen Roza Lati: Kurrë s’jam hequr si miliardere, nuk jam 35 vjeçe që fle me prindërit

roza-lati-aurela-hoxha

Po zgjat më shumë se ç’pritej sherri virtual midis dy vajzave të famshme Aurela Hoxha dhe Roza Lati. Në fakt gjithçka nisi pas ngacmimeve të drejtueses së programit “Hangover” në “Tema TV” dhe “MCN Radio”, e cila e ftuar në programin e Dasara Karaiskajt tha se blogerja Hoxha nuk është origjinale as jashtë e as brenda. Aurela heshti dhe nuk dha asnjë reagim. Por në Intsagram, një faqe me emrin e biznesit që Hoxha ka në pronësi, iu përgjigj Rozës duke e akuzuar se gjoksin e zmadhoi me klering. Përgjigjja e Latit nuk vonoi. Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale ajo sqaroi se i del vetë për zot gjithçkaje në jetën e saj.

STATUSI I PLOTE I ROZA LATIT

Ju prezantoj të dashurit e mi. Me njërin ndajmë lekët e qerasë gjysmë për gjysmë, dhe me tjetrin shkojmë pushime në Thailand. Gëzohem që ca individë dinë fjalën klering… kur e gjithë jeta e tyre është klering duke filluar nga fotot e huazuara nga modele të huaja dhe i shesin sikur janë vetë ato (rrofshin @vipat_e_bllokut_official që na hapin sytë në këtë gjë) dheee me makina të huazuara. Të qënurit një person publik është gjë e mirë sepse të ofrohen shumë gjëra ‘for free’ (falas), sa keq që asaj nuk i ka ndodhur kjo gjë. Fundja unë çdo gjë që kam bërë e kam deklaruar… dhe është për të qeshur që të gjithë më kanë mbështetur… në të kundërt me disa individë… Nuk jam 35 vjeç që të fle me prindërit dhe për më tepër asnjëherë nuk jam hequr si miliardere. Pushimet e mia i paguaj unë. Kafet e mia i paguaj unë. Qeranë time e paguaj unë. Leckat e mia i paguaj unë dhe e di çfarë… natën fle me sedër të pastër dhe duke buzeqeshur… dhe duke menduar… në orën 06.30 duhet të zgjohem se kam punë.

loading...