lefuture

Sherr për telefonin në mes të rrugës, djali përplas në tokë vajzën (VIDEO)

sherr1

Një vajzë 15-vjeçare në Kaliforni ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar, i cili e ka përplasur në tokë. I gjithë ky sherr mendohet se është bërë për një telefon.
Ky sherr i rëndë, i cili po bën xhiron e botës ka ndodhur midis Holly Wrixon, 15 vjeçe dhe Morgan Johnson në Vallejo jashtë një shtëpie. Në video duket vajza, e cila zihet me djalin në një ambient të rrethuar me pemë, ndërsa rreth tyre ka edhe shumë të rinj të tjerë. Ka qenë vajza ajo që ka qëlluar fillimisht djalin duke menduar se ky nuk do i kthehej, por 15-vjeçari e ka quajtur me shqelma dhe më pas e ka fluturuar në tokë. Videoja, e cila ishte ngarkuar në YouTube është parë shumë herë, ndërsa ka pasur shumë kritika, por jo ndaj djalit, ata kanë kritikuar vajzën duke e quajtur nismëtare të këtij sherri që mund të kishte përfunduar keq për të. Vajza bionde është rrëzuar pa ndjenja në tokë, ka qenë një mike e saj që ka ndërhyrë për ta ndihmuar, ndërsa vajza të tjera kanë sulmuar Johnson për këtë veprim, madje edhe e kanë sharë. Ka qenë vetë vajza ajo që e ka postuar videon në Internet me lejen e babait të saj, por më vonë e ka fshirë, ndërsa policia po vijon hetimet për këtë sherr mes të rinjve. /Jetaoshqef.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password