Një sherr i vazhdueshëm ka ndodhur sot në “Big Brother”. Shkak janë bërë furçat e dhëmbëve. Kei dhe Damiano vendosën që t’u fshihnin gjërat banorëve të tjerë dhe nuk kursyen as furçet e dhëmbëve. E me t’u ngritur në mëngjes, gjëja e parë që panë t’u mungonte Fotinisë dhe Lupçes ishin pikërisht këto. Lupça vazhdon të kontrollojë nëpër shtëpi në përpjekje për të gjetur furçën e tij. Vivi e pyet se kush mendon se mund t’i ketë fshehur dhe ai pa pikë mëdyshje i thotë: “Kei, kush tjetër!” Më pas ai pyet edhe Damianon, që bën sikur nuk di gjë. “Unë nuk di gjë ça furçe thua ti. Po mos i laj sot dhëmbët se nuk ka vdekur njeri se ka qëndruar një ditë pa i larë”, i thotë ai. Edhe Kei bën të paditurën kur pyetet nga Lupçe. “Nuk e di, po këtu është bërë një rrëmujë që s’merret vesh”, i thotë ajo. Lupçe këmbëngul dhe thotë se pa larë dhëmbët ai nuk bën dot asgjë, madje as të hajë mëngjesin. Por duket se dikush ka qenë i vëmendshëm në momentin kur janë fshehur gjërat. Fiorentina e kishte nuhatur lojën e Keit dhe Damianos dhe nxorrën të gjitha furçet prej vendit ku i kishin fshehur në banjo. Ajo iu drejtua Damianos dhe Keit të ulur në oborr. “Unë dhe Olsi duhet të lajmë dhëmëbët. Olsi sidomos se e ka problem. Më nxirr furçen time se është higjenike e para dhe e dyta, unë dhe Lupçe kemi furçën njësoj dhe mund të ngatërrohen furçet dhe të kam pa ty dhe Kein që e keni bërë dje në darkë”, i drejtohet ajo Damianos. Damiano nuk kthen përgjigjje. “Me ty po flas dhe po të flas si njeri, brenda mundësi nxirr furçën time dhe të Olsit”, i drejtohet sërish Fiorentina me një tjetër ton. “Unë nuk di gjë”, ja kthen Damiano dhe Fiorentina largohet duke i thënë: “Ok, kështu e lëmë që s’di gjë”. Pasi Fiorentina largohet Kei shfaqet e penduar që ka fshehur furçen e Olsit dhe të Fiores. “Të thashë që do të merrej personale nga çifti në fjalë. Unë refuzoj të loz me ju na tha. Të thashë që gjërat e tyre duhet t’i linim veç”, i thotë ajo Damianos. Furçen e Olsit e gjeti Fotinia, ndërkohë që pak më vonë u gjet edhe furça e Fiorentinës.
Fiorentina e quan të tepruar shakanë e Damianos me Kein, që u fshehën furçet banorëve të tjerë. Ajo thotë se nuk është higjienike gjesti i tyre. “Për mua s’është problem, por nuk duhet ta kishe bërë ti”, i drejtohet ajo Damianos. “Më fal, më fal. Nuk bëj më lojëra”, i përgjigjet ai. “Unë do të jem e para që nuk do të ha bukë se nuk e di ça mund të hedhësh ti aty brenda”, i thtoë ajo, duke i kërkuar që të kthejë furçet. Damiano thotë se ishte vetëm një lojë për të qeshur.
Musa i thotë Lupçes që ta kuptojë se fshehja e furçeve nga ana e Damianos dhe Keit ishte e planifikuar për të shkaktuar përplasje mes banorëve. “Duhet ta kuptosh se gjërat e planifikuara do të dalin të shtunën”, i thotë ai. Më pas, Musa e diskuton këtë me Benardin në banjo. “Kur gjërat nuk vijnë natyrshëm, këto veprime nuk të bëjnë as për të qeshur. Mua më duket budallalëk”, i thotë Benardi. Musa thotë se Keit dhe Damianos nuk u ka ngelur që më për të bërë në shtëpi. “Ajo do të bëjnë se s’kanë çfarë të bëjnë tjetër”, thotë ai.