• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shën Valentini vjen më shpejt për Afërdita Dreshajn, ja dhurata luksoze që ka marrë

Për këngëtaren Afërdita Dreshaj duket se ky ‘Shën Valentin’ ka ardhur më shpejt nga sa pritej, pasi ajo ka marrë dhuratën 2 ditë më parë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ modelja ka zbuluar dhuratën e veçantë që partneri i saj Jakub Kind ka përgatitur për të. Mesa duket Jakub di shumë mirë ta përkëdhelë partneren e tij me surpriza luksoze dhe mjaft të shtrenjta. Këtë herë ka zgjedhur firmën prestigjoze ‘SAINT LAURENT’ si dhuratë për bukuroshen e tij. Duket se kjo e ka lumturuar pa masë Afërditën e cila ka shkruar: “ Shën Valentini erdhi më herët për mua, Gëzuar.”

Kujtojmë se vetëm para pak kohësh çifti zyrtarizoi fejesën e tij, kështu që ky ‘Shën Valentin’ do të jetë ndryshe për ta./revistawho.com