Shega fruti i vjeshtës dhe të mirat e saj…

shega_ngadaleson_plakjen

Nëntori, dhe pothuajse gjithë stina e vjeshtës, është koha e shegëve, superfrutit që bën mrekulli në organizëm. Ato mund të kurojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, të luftojnë obezitetin, parandalojnë hemorroidet, ndihmojë gratë në menopauzë dhe plot të mira të tjera. A nuk janë të gjitha këto arsye të mjaftueshme për të ngrënë shegë?! Atëhere çfarë prisni…
Kokrrat e shegës, me atë shijen majhoshe, nëse i shtrydhim mund të transformohen në super lëng, të pasur me antioksidantë dhe vitamina A, B, C, minerale, kalium dhe fosfor. Pikërisht prej këtyre përbërësve, shega forcon sistemin imunitar dhe është quajtur ndryshe një vaksinë e efektshme kundër viruseve të stinës, sidomos nëse konsumohet në sasinë e duhur, që në ditët e para që fruti piqet.

Lëngu i shegës pastron gjakun

Kur thamë se është një superfrut i stinës së vjeshtës, nuk e ekzagjeruam. Lëngu i saj luan një rol të rëndësishëm në zemër dhe në arterie. Falë pranisë së flavonoideve, ajo i bën më elastike venat, si dhe ndihmon për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Falë vitaminës C, ajo pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë. Garanton shëndet të mirë për zemrën dhe qarkullim të rregullt të gjakut në çdo ndërrim stine.

Eliksiri i jetës

Tradicionalisht shega ka qenë e njohur si eliksiri më i fuqishëm për shëndetin e njeriut dhe në veçanti e grave. Efektet e saj janë gati magjike në orgamizimin e çdo femre. Shega rregullon ekuilibrin hormonal në trupin e çdo gruaje, por është gjithashtu edhe nxitëse e fertilitetit. Nuk mund të mohojmë faktin sesa shumë ndihmon ajo në periudhën e menopauzës, sidomos në qetësimin atyre që njihen si: “afshe të nxehta”
Lufton inflamacionet

Një tjetër sfidë në shëndetin e grave, janë rastet në rritje të inflamacioneve kronike. Kushtet inflamatore përfshijnë: endometriozat, fibriomiomat, sindromën policistike të vezoreve, artritin, sëmundjet autoimune, astma, sindroma metabolike, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, por edhe kancerin. Dr. Eprhaim Lansky, një nga studiuesit e njohur në botë dhe ekspert në përfitimet shëndetësore të shegës, ka kryer një studim, duke krijuar ekstrakte të fuqishme të lëngut të shegës me gjethet, lulet dhe lëkurën e frutave. E gjithë kjo përbërje e kombinuar me antioksidantë, ka një energji të jashtëzakonshme në frenimin e enzimës inflamatore dhe në kurimin e sëmundjeve që përmendëm më lart.
Rregullues hormonal
Kohët e fundit u zbulua se shegët, në sajë të pranisë së madhe të antioksidantëve dhe fitoetrogjenit, kanë një veprim balancues në sistemin hormonal dhe të imunitetit, qoftë te burrat ashtu edhe tek gratë. Studimet e fundit kanë konfirmuar se shega funksionon si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë. Gjithashtu, tek kjo kategori femrash, shega luan një rol të madh në forcimin e kockave. Por edhe meshkujt mund t’i marrin më të mirën këtij fruti. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Konsumimi i lëngut të shegës bën mirë sepse vepron si mburojë kundër qelizave të kancerit.

I thoni “po” lëngut të shegës

Lëngu i shegës është i mrekullueshëm. Por, përpara se ta përgatisni, duhet t’ia hiqni shegës ato pjesët e bardha që ka brenda, sepse e hidhërojnë atë shijen e mirë dhe aromën tipike që shega ka. Kini parasysh që ta konsumoni menjëherë lëngun e shtrydhur sepse oksidohet shumë shpejt. Lëngu i shegës mund të përdoret edhe si salcë në gatime të ngryshme. Përveç shijes shumë të mirë, ai i shton dhe një sërë vlerash ushqimore gatimit.
Shpejton tretjen

Pjatat tuaja mund të bëhen më të lehta nëse shoqërohen me shegë. Disa kokrra shegë në sallata të përziera, në mish e karpaço peshku, jo vetëm që i japin gatimit një super shije, por kombinimi me shegë do të neutralizojë formimin e mbeturinave acide që nxisin degjenerimin e indeve.

Lëngu i shegës: gllënjka shëndeti

Duket se efektet pozitive të shegës nuk mbarojnë. Specialistët theksojnë se lëngu i saj rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson temperaturën dhe zvogëlon ngarkesën kardiake, që është e pranishme kur dikush është i sëmurë me grip. Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël shfaqin kollë dhe temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Ajo përdoret edhe për sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, si dhe largon toksinat nga organizmi. Në gjithë Afrikën e Veriut, lëkura e shegës përdoret si medikament popullor për diarrenë. Ajo konsumohet në formën e çajit dhe në sajë të përmbajtjes së taninës, që gjendet në lëkurën e saj, ka efekt të menjëhershëm. Është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë, parandalon formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut.
Kuriozitete
Këtu e mijëra vjet më parë, shega ka qenë simbol i pasurisë dhe pjellorisë në shumë kultura. Në Bibël citohet se shega është një nga shtatë frytet e tokës së premtuar. Egjiptianët e lashtë ia njihnin dhe ia përdorin lëngun për të luftuar shumë sëmundje. Në Greqinë e lashtë, shega ishte një bimë e shenjtë. Gratë e sapomartuara romake vendosnin në flokë kurora të bëra me degët e shegës, si simbol i pjellorisë dhe pasurisë.
Shegët më të mira rriten në zonën jugore të Afganistanit. Frutat duhet të këputen përpara se të piqen plotësisht, pasi më pas ato mund të çahen, çka e bën të pamundur ruajtjen e tyre për një kohë të gjatë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password