Selia e fushatës elektorale të kandidates Hillary Clinton në Brooklyn është boshatisur për arsye se është zbuluar një pluhur i bardhë i dyshimtë në një zarf.
Zarfi ishte dorëzuar ditën e djeshme në zyrën e Clinton-it në Manhattan, ku ishte hapur rreth orës 17:00 nga 2 praktikantë, të cilët më pas e dërguan atë në selinë në Brooklyn.
Deri më tani janë 4 personat të cilët janë ekspozuar ndaj pluhurit, edhe pse nga të dhënat e para mendohet se ai është i padëmshëm
Kujtojmë se zgjedhjet për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mes kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump do të zhvillohen në datën 8 nëntor. /Blitz.al/