lefuture

SHBA, mësuesja i rrëmben mikrofonin një fëmijë me autizëm i cili dëshironte të përshëndeste publikun

auto_autism-aricept1445526460

Dëgjojmë shumë shpesh që aktet e bulizmit duhet të dënohen, por çfarë ndodh në rastin kur vetë mësuesja duhet dënuar? Ngjarja ka ndodhur në Shtet e Bashkuara të Amerikës, ku përgjatë një aktiviteti shkollor për fëmijë në Clarksbrug të Virxhinias Perëndimore. Calebi një djalë 6 vjeçar që vuan nga autizmi me kostumin e tij i maskuar në rolin e gjelit të detit dëshironte të përshëndeste publikun, por mësuesja i ka rrëmbyer mikrofonin me forcë duke i shkaktuar atij të qara në skenë. Sigurisht që akti ka prekur gjithë të pranishmit e veçanërisht prindërit e Clabit të cilët janë shprehur: “Djali ynë mund të jetë pak më ndryshe se të tjerët, por zemra e tij është e madhe dhe i do të gjithë. E gjithë skena është regjistruar dhe hedhur në rrjetet sociale. Aty duket qartë se si mësuesja i rrëmben mikrofonin vogëlushit ndërkohë që ai është duke recituar pjesën e tij.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password