Bill Gates është njeriu më i pasur në Shtetet e bashkuara për të 24-tin vit me radhë. Pasuria e tij është rritur me 8 miliardë krahasuar me vitin 2015 duke kapur kështu shifrën e 89 miliardë dollarëve. Vendin e dytë e mban Jeff Bezos me 81.5 miliardë, 14.5 më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Vendin e tretë e mban akoma Ëarren Buffet, i cili u ngrit nga 65.5 në 78 miliardë dollar.
Sipas revistës ekonomike Forbes, ishte një tjetër vit rekordesh për më të pasurit e Shteteve të Bashkuara. Të gjithë personat që mbajnë 10 vendet e para të listës, janë të paktën 1 miliardë më të pasur krahasuar me vjet.
Në listën e 400 më të pasurve, ka 22 të rinj mes të cilëve bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings dhe Roço Commisso, themeluesi i Mediacom, ndërmarrje telekomunikacioni.
Sakaq Trump shënon rënie të thellë. Pasuria e tij ka zbritur me 600 milonë brenda 1 viti në 3.1 miliardë dollarë./ revistawho.com