lefuture

Shantazh djalit të ish-deputetit, “Kemi foto të tuat duke pirë drogë”. I riu jep 26 mijë euro

1479218755vlcsnap-177683

“Kemi foto të tuat ku dallohesh, dukesh duke pirë drogë, nëse nuk na jep 2.500 euro do t’i tregojmë babait tënd”. Me këtë mesazh dhe kërcënime të tjera përmes Facebook­ut, 4 adoleshente i kanë vendosur gjobë bashkëmoshatarit të tyre, i cili, i ndodhur nën presion u ka dhënë atyre 26 mijë euro në total. Prokuroria thotë se nga hetimet rezulton se nga muaji janar i këtij viti deri në prill adoleshentët i kanë vendosur 12 gjoba një 17­-vjeçari, i cili është djali i ish­deputetit të Partisë Demokratike, Ibrahim Bruka. Dy prej tyre, Rogers Ademaj dhe Luan Lama, ndodhen në paraburgim, ndërkohë që dy të tjerët, Ilir Shehu dhe Fatmir Gjeta janë të shpallur në kërkim policork, raporton “Top Channel”. Nën gjykim është edhe Shkëlqim Spahiu, i cili sipas prokurorisë ka patur dijeni për kërcënimet ndaj adoleshentit, por nuk ka kallëzuar pranë autoriteteve. Të pandehurit e kërcënonin 17-­vjeçarin se do t’i njoftonin familjen e për këtë ai ka marrë fshehtaz në të gjitha episodet nga 2.500 deri në 5 mijë euro, derisa në rastin e fundit është dorëzuar dhe ka njoftuar familjen për situatën, çka ka sjellë edhe zbulimin e gjobëvënesve. Prej dy vitesh vërehet një trend në rritje i gjobëvënieve përmes rrjeteve sociale, veçanërisht tek të rinj e të mitur, më i rëndi i të cilëve ishte ai i gjobëvënies për bullizëm, ose disa të mitur që kërcënonin një vajzë nga Elbasani se do ta shanin në klasë nëse ajo nuk iu sillte lekë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password