close
Breaking NewsLajme

Shakaja në web, Kozma Dushi: Nuk është mirë të tallesh kështu me artistët…

11011013_1432776123717471_3256567472620882277_n

Një foto e Kozma Dushit dhe Bashkim Alibalit, e kthyer në parodi në rrjetet sociale e ka mërzitur jo pak këngëtarin e “Eja o shoku ynë”. Në një postim të bërë këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook”, Kozma Dushi shkruan: “Nuk është mirë të tallesh kështu me artistët. Respekte miq”, – për t’i lënë vendin më pas një lumi komentesh në mbështetje të tij. Mbi foton e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale shkruhet: “Ke 200 euro, se kam Petrit Lulon sëmurë”. / revistawho.com

Tags : Kozma Dushi
loading...