Sërish zhvillime të reja, në jetën e Angelinës qenka dhe një bilioner i martuar


A jeni gati për këtë lajm shokues rreth Brangelina? Angelina Jole është dashuruar me një tjetër mashkull pas shpinës së Brad Pitt. Të paktën kështu është shprehur një burim për revistën “Star”, i cili ka thënë se Angelina e ka tradhëtuar Brad me një milioner të martuar, 6 muajt e fundit. Nuk jemi të sigurtë nëse është tradhëti, pasi “Angie e ka pranuar që ka rënë në dashuri me një tjetër, dhe këtë ia kishte treguar bashkëshortit të saj”, u shpreh i njejti burim për revistën prestigjoze. “Atyre iu është dashur të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrit, por janë takuar fshehurazi sa herë që kanë dashur këto 6 muajt e fundit”. Kush është ky mashkull misterioz? Ai është një bilioner, pasuria e të cilit arrin 1 bilion dollar, dhe ashtu si Angelia ka financuar shumë fushata e fondacione humanitare. “Ata janë takuar në shumë evente bamirësie, si në SHBA edhe më gjërë. Ai është shumë simpatik, me prejardhje nga Lindja e Mesme, ndërkohë që është arsimuar në Oxford. Tërheqja mes tyre ishte e menjëhershme”, përfundoi burimi për “Star”. Duket serioze! Të jetë kjo arsyeja e vërtetë e ndarjes?/ tring.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password