close
Breaking NewsLajme

Sëmundja e “selfie”-s, gjashtë njerëz në spital me “çrregullim kompulsiv obsesiv”

selfie

“Dëshirë e vazhdueshme për t’u vendosur në pozë përpara telefonit”. Me këtë diagnozë janë shtruar në dy spitale psikiatrike në New Delhi në Indi 6 të rinj. Ata vuajnë nga mania “selfie”. Lajmin e raporton “Mail Today” që i ka dedikuar faqen e parë kësaj varësie të re. Rasti i parë është ai i një 18-vjeçari i cili është paraqitur në urgjencë me fiksimin se i ishte transformuar hunda. Ai u shoqërua për në psikiatri. Edhe pacientët e tjerë kanë paraqitur të njëjtaj simptoma, fiksimin e transformimit të trupit. Gjithçka si pasojë e manisë për të fotografuar veten pafundësisht, fiksim që shndërrohet në “çrregullim kompulsiv obsesiv”. Sipas ekspertëve, simptomat e kësaj sëmundjeje mendore janë shumë të vështira për t’u dalluar dhe shumë prej atyre që përdorin celularin për të fotografuar veten nuk e kuptojnë se përse ndihen në depresion dhe të çorientuar.

Tags : Selfiesemundja
loading...