• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Selena shtrohet në psikiatri, këngëtarja probleme me shëndetin mendor

Këngëtarja Selena Gomez prej disa kohësh është duke marrë mjekime për kujdesin e shëndetit mendor. Ndarja nga Justin Bieber dhe transplanti i veshkës, e kanë bërë këngëtaren të dobët dhe shpesh herë pëson kriza ankthi. Në vizitën që bëri në shtator ajo kishte nivel të ulët të qelizave të bardha të gjakut, megjithatë doktori vendosi të mos e mbajë në spital. Por pas përkeqësimit ajo është shtruar sërish në dhe këtë herë do të qëndrojë gjatë. Numri i qelizave të bardha të gjakut ka rënë dhe shkak është bërë një krizë ankthi që ka përjetuar.

“TMZ” raporton se Selena donte të largohej nga spitali dhe përjetoi një tjetër krizë kur i thanë se nuk mund ta linin të shkonte. Momentalisht, këngëtarja ndodhet në një institucion psikiatrik diku në Bregun Lindor Amerikan dhe po trajtohet me ‘Terapinë e Sjelljes Dialektale’, një trajtim i vlefshëm për një sërë çrregullimesh mendore./revistawho.com

CLOSE
CLOSE