Selena Gomez, këngëtarja e cila ka qënë jashtë syrit të mediave për disa kohë për shkak se ishte duke kuruar sëmundjen prej të cilës vuan prej vitsh, lupusin, ka qënë e ftuar para dy ditësh në një intervistë. Ajo çfarë rrëfeu i habiti të gjithë. Ajo tha: “Kam bërë 90 ditë pushim. Gjatë asaj kohe nuk e kam pasur celularin. Ishte ndjesia më e freskët, qetësuese dhe e rinovueshme që kisha ndjerë ndonjëherë. Tani rrallë e hap telefonin dhe vetëm pak njerëz mund të komunikojnë me mua.” Të gjithë janë habitur që Selena ka qëndruar 3 muaj pa celularin e saj pasi në ditët e sotme është e pamundur mos të komunikosh me anë të teknologjisë. Këngëtarja gjithashtu për disa muaj nuk postoi as edhe në Instagram, arsyeja doli në dritë tani.