close
Breaking NewsLajme

Seks për një vend në formacion, në pranga dy trajnerë dhe një arbitër italian

download1-470×271

Pas Anglisë, edhe në Itali ka shpërthyer një skandal i rëndë me abuzimet seksuale në skuadrat e futbollit të akademive. Prokuroria e Torinos ka konfirmuar se ka arrestuar dy trajnerë futbollit të moshave dhe një arkitekt 49­vjeçar i cili shpesh ishte gjyqtar në futbollin amator dhe të fëmijëve. Të tre akuzohen se kanë shfrytëzuar minorenë për të siguruar materiale pedo­pornografike dhe në disa raste edhe kanë konsumuar akte dhune seksuale ndaj të rinjve, në këmbim të një vendi si titullar në skuadrën lokale. Gjithçka lindi si pasojë e një denoncimi të një 16­vjeçari i cili i kishte treguar gjithçka të ëmës dhe kjo e fundi i ishte drejtuar policisë. Hetimet vazhdojnë, pasi dy trajnerët në fjalë, në tre vitet e fundit kanë punuar edhe për klube të tjera./Panorama

loading...