• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Së shpejti koncerti recital, Anxhela Peristeri nuk do ketë pranë dy njerëzit më të dashur

Në 15 nëntor Anxhela Peristeri do të sjellë për të gjithë fansat e muzikës së saj koncertin e parë recital. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme në karrierën artistike të këngëtares. Megjithatë Anxhela nuk dëshiron që atë ditë të ketë të pranishëm personat e saj të afërt, sepse mund të ndikojnë shumë tek emocionet e saj. Në emisionin ‘Trokit’, këngëtarja ka zbuluar se prindërit e saj nuk do të jenë për të ndjekur ‘live’ koncertin.

“Mami dhe babi nuk do të jenë, sepse ata përjetojnë emocione shumë të mëdha dhe mua m’i transmetojnë në mënyrë të llahtarshme. Nuk do isha rehat me prindërit, sepse do përjetoja shumë emocione dhe mund të qaja”, – ka thënë këngëtarja. Më tej ajo ka treguar se në Greqi i ka ndodhur të bllokohet në skenë, për shkak të pranisë së prindërve. /revistawho.com