close
Breaking NewsLajme

Së shpejti ka dasmë! Miriam Cani: Do të organizojmë…

albani-dhe-mirjami-595×300

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj njihen si një ndër çiftet më simpatikë në showbizin shqiptar. Ata janë në një lidhje të gjatë së bashku, e tashmë janë bërë edhe prindër të një vajzë, Ameli.

Edhe pse lidhja e tyre ishte zyrtare prej disa vitesh, ata nuk kanë bërë ende një ceremoni martesore.

Por e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”,  këngëtarja u shpreh se edhe pse nuk e kanë një datë të caktuar ende, ata do të organizojnë një ceremoni martesore.

Miriami tregoi se këtë vit at e kanë menduar shpesh dasmën e tyre, por angazhimet dhe ardhja në jetë e Ameli, duket se nuk e  kanë gjetur kohën e mjaftueshme për të bërë këtë hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre./ panorama plus

loading...