Schwarzenegger zëvendëson Trump në “The Apprentice”


Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, do të pasojë Donald Trump në emisionin e telerealitetit “The Celebrity Apprentice”.

“Aktori me origjinë austriake, 69 vjeç, i bërë i famshëm në vitet 80 me filmat me aksion “Terminator” (1984) apo “Conan the Barbarian” (1980) dhe që ishte guvernator i Kalifornisë në vitin 2003 dhe 2010, është tashmë kreu i emisionit që bëri Donald Trump-in një të famshëm në nivel kombëtar në SHBA, shumë më parë se sa të kandidonte për president.

Duke marrë parasysh reagimet nëpër komente dhe rrjetet sociale, Schwarzenegger ka dalë mirë në numrin e par të sezonit të tetë të xhiruar në Los Angeles, të publikuar të hënën në mbrëmje, me yje si Boy George dhe këshilltarë si investitori i famshëm Warren Buffett.

“Emisioni i parë nuk ishte i lehtë. Por të famshmit i njohin pritshmëritë e mia tani. Merrni rreziqe, jepni maksimumin”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Twitter” pas spektaklit.

Nga ana tjetër, studioja që merret me realizimin e emisionit, “MGM Television”, kishte njoftuar në dhjetor se manjati i imobiliareve që do të marrë finksionet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, do të qëndrojë bashkë producent ekzekutiv i emisionit.

Studioja nuk ka dhënë asnjë detaj mbi fitimin e Donald Trump, ndënëse këshilltarja e saj Kellyanne Conway e shikon si jo të mundur që ai të pranojë një pagesë, duke kujtuar angazhimin e tij që nuk do të marrë pagën e tij si president./ATA

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password