Aktori turk, Çagatay Ulusoy rrëmbeu zemrat e të gjitha vajzave me rolin e ‘Sarp’ në serialin ‘I infiltruari’. Para pak kohësh ai hyri në telashe me drejtësinë për shkak të drogës. Megjithatë aktori simpatik i qetësoi të gjithë, duke deklaruar se nuk ka konsumuar substanca narkotike. Por duket se pas trazirave në jetën e tij, ‘Sarp’ ka vendosur t’i largohet disi aktrimit dhe famës. Mediat turke shkruajnë se ai tashmë ka gjetur veten tek një pasion i ri, ai i qeramikës. Madje aktori ka vendosur ta kthejë shtëpinë e tij në një punishte për ta zhvilluar më tej si biznes artin e qeramikës. Tashmë të gjitha femrat mund ta kenë më të lehtë për ta takuar nga afër, mjafton të blejnë një vazo qeramike.
Breaking News, Lajme
‘Sarp’ heq dorë nga aktrimi, ka një pasion të ri shumë të çuditshëm
