“Sarasvatiçandra”, Saras betohet se do vrasë Gumanin… ja çfarë do ndodhë nesër

image

Kabir takohet me Gumanin dhe i dhuron asaj një buqetë me lule. Ai i thotë se askush nuk e di që ai ndodhet në Ratnagiri. Kabir sheh që Guman është e shqetësuar dhe e pyet çfarë ka. Guman i thotë se Deni po e shmang atë dhe se fajin e ka Vidiaçaturi me vajzat e tij. Kabir i thotë se ata do largohen nga shtëpia dhe nga zemra e Denit së shpejti. Ai thotë se duhet të largohet për në Angli para se të tjerët ta shikojnë që ndodhet këtu. Kumud habitet kur i sheh ata bashkë. Ajo shkon dhe i thotë Sarasit se Kabir është në Ratnagiri. Saras pyet veten pse ai po i gënjen ata. Ai thotë se vetëm Menka mund t’i ndihmojë. Saras merr Denin në telefon dhe i thotë ta mbajë Menkan në shtëpi derisa ata të vijnë aty sepse kanë diçka të rëndësishme. Saras dhe Kumud shkojnë atje por Menka ja ka mbathur. Guman vjen dhe habitet kur sheh Sarasin dhe Kumudin. Ajo aktron para tyre sikur interesohet për ta. Saras dhe Kumud kujtojnë atë që i ndodhi me Sunandan dhe largohen pa i folur. Deni shkon pas tyre dhe i pyet se çfarë ka ndodhur, ku ishte Kumud këto ditë dhe pse duheshin aq shumë para. Saras i thotë se do t’ja thonë kur të vijë koha. Ai i thotë Denit që kësaj kohe të kujdeset për shtëpinë Desai dhe biznesin. Deni pranon dhe vëllezërit përqafohen. Kalika shkon të takojë Gumanin dhe i kërkon asaj para përndryshe Dinesh do i vijë në shtëpi. Guman i jep paratë dhe i thotë asaj se duhet të vijë sa herë që ta thërrasë dhe të bëjë siç thotë ajo. Kalika pranon dhe është e lumtur që mori paratë. Ajo shkon për në shtëpi por përplaset me Sarasin dhe Kumudin dhe të gjitha paratë i bien. Saras dhe Kumud habiten kur shohin aq shumë para. Kumudi e pyet të kujt janë paratë. Kalika i thotë se janë të sajat dhe i mori në bankë për të blerë byrzylykë floriri. Ajo largohet. Deni telefonon Gumanin. Ajo gëzohet që Deni e telefonoi. Deni e pyet për Menkan. Guman i thotë se nuk e di ku është ajo. Deni ja mbyll telefonin. Guman pyet veten pse Deni pyet për Menkan. Dugba shkon në martenitet dhe pyet për bebin.Ajo kontrollon regjistrat e lindjeve të bebave në vitin 1993 bashkë me një infermiere. Dugba gjen një faqe të grisur të regjistrit në atë vit. Infermierja i thotë se Xhanka Devi e lindi bebin të vdekur dhe çifti e la bebin në martenitet dhe u larguan. Dugba e merr Sarasin në telefon dhe qan teksa i tregon çfarë ka ndodhur. Ajo i thotë se Sarasvati lindi një bebe të shëndetshme por raporti u ndryshua që do të thotë Guman ka marrë bebin i cili ishtë gjallë dhe ja dha Daimas për ta vrarë. Dugba i thotë se ai ishte vëllai i tij. Saras habitet. Ai thotë se ka për ta vrarë Gumanin dhe qan. Kumud mundohet ta qetësojë. Ajo i thotë se në fillim duhet të gjejnë pse ajo e bëri këtë dhe më pas ta dënojnë. Saras i thotë se Guman e bëri këtë për para që Lakshmidani të linte mamanë e tij dhe të martohej me Gumanin. Ai thotë se nuk e dinte që ka një vëlla të gjallë. Në mëngjes Guman bën valixhen gati dhe telefonon Denin. Deni ja pret shkurt dhe Guman mërzitet. Ajo i thotë se po shkon jashtë shtetit për disa punë të rëndësishmë. Deni i thotë në rregull dhe i mbyll telefonin. Guman mendon se duhet të shkojë sepse Kabir po e pret në aeroport.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password