Saras u thotë fëmijëve të kthehen në shkollë por ata i thonë se prindërit nuk i lejojnë. Saras flet me prindërit dhe i bind ata. Kumud dhe drejtori shkojnë të takojnë zotin Shukla por një punonjës i thotë se ai ka shkuar për një punë në qytet dhe ata mund ta takojnë vetëm pas dy ditësh. Kumud mërzitet pasi duhet të qëndrojë. Ajo merr në telefon Sarasin dhe i tregon. Saras e qetëson atë dhe i thotë se gjëra të tilla duan kohë. Në dhomën e Kumudit vjen shërbëtori dhe i sjell ushqimin. Saras i thotë Kumudit t’ja japë telefonin shërbëtorit. Ai i thotë shërbëtorit të sjellë për Kumudin ushqimin e saj të preferuar. Kumud i thotë Sarasit të bëjë makarona për vete. Deni vjen në dhomën e Sarasit. Kumud e pyet kush është. Saras i thotë një komshi. Deni qesh dhe i thotë Sarasit se ai po gënjen Kumudin. Në mëngjes Kusum i thotë Denit të shkojë të marrë shoqjen e saj Anushkën në stacionin e autobuzit. Deni i thotë se ka punë. Kusum i thotë Jashit por edhe ai ka punë. Kusum i thotë Kabirit dhe ai mendon se ky është plan i organizuar nga ata që të takojë vajzën. Kabir i thotë se ka punë. Dugba i thotë të shkojë. Kusum e falenderon atë dhe i thotë se ajo është veshur me të verdha. Kabir shkon tek stacioni i autobuzit dhe kërkon Anushkën. Ai sheh një vajzë të veshur me fustan të verdhë dhe e pyet nëse është ajo që po kërkon. Vajza i thotë po dhe ata largohen. Vajza i thotë se është e lumtur me propozimin. Kabir habitet. Ai acarohet sepse vajza flet shumë. Ata arrijnë në shtëpi. Të gjithë e bekojnë atë duke menduar se është Anushka. Kusum ka vite pa e parë Anushkën dhe mendon se vajza është Anushka. Dugba e pyet vajzën pse ka ardhur. Kusum i thotë për projektin kurse vajza i thotë se ka ardhur sepse e solli mamaja. Ajo thotë se do qëndrojë këtu pas martese. Të gjitha habiten. Vajza thotë se nuk e dinte që do kishte një burrë kaq simpatik. Kabir pyet Kusumin çfarë po thotë Anushka. Vajza thotë se e ka emrin Manu. Kusum e kupton që nuk është Anushka. Vajza qan sepse nuk është kjo familja që duhet të takonte. Kusum i thotë se Kabiri do e kthejë mbrapsht. Kabir refuzon. Kusum i thotë Denit. Deni pranon por thotë ku është Anushka. Anushka vjen dhe thotë jam këtu. Ajo duket e bukur dhe e buzëqeshur. Kabiri e sheh atë. Anushka është vajzë moderne. Kusum shkon e përqafon atë. Anushka i kërkon të falur që nuk i tha se nuk do vishte të verdha. Anushka përshëndet të gjithë dhe është shumë miqësore shkruan revistawho.com. Manu i tregon adresën Denit dhe ai shkon ta çojë atë. Saras kontrollon dokumentet dhe sheh që ushqimi ka qënë i cilësisë së mirë. Ai thotë se dikush nga shkolla e ka bërë këtë dhe duhet ta zbulojë. Anushka i tregon të gjithëve për projektin. Vidiaçatur i thotë se Deni dhe Kabir do i shpjegojnë asaj gjithçka sepse ata kanë kompani. Saras flet me rojen dhe e pyet kush e ka sjellë grurin në shkollë. Ai i thotë kuzhinieri, Shankari. Saras thotë se këtë e paska bërë Shankari por Kumudi i beson atij. Kusum e çon Anushkën në dhomë. Ajo rrëshket dhe Kabiri e mban. Më pas ai e lëshon dhe Anushka bie. Saras shkon tek shtëpia e kuzhinierit të takohet me të por gruaja e tij i thotë se ai ka shkuar në komisariat. Ajo i betohet Sarasit se ata nuk kanë bërë asgjë por askush nuk i beson. Saras i thotë mos të shqetësohet sepse nëse ai është i pafajshëm asgjë nuk do i ndodhë. Ai kërkon ujë. Gruaja shkon të marrë ujë për Sarasin. Saras shikon disa thasë me grurë. Ai i hap dhe sheh që janë cilësi e mirë. Saras thotë se Shankar ka ndryshuar ushqimin e cilësisë së mirë të shkollës me atë të keqin. Ai largohet./revistawho.com