lefuture

“Sarasvatiçandra”, Deni mërzitet me Sarasin… ja çfarë do të ndodhë nesër

befunky-collage

Vidiaçaturi i thotë Gumanit të qëndrojë për darkë. Guman shtiret si e dashur. Gunial i jep asaj një sari dhe Guman e falenderon që i ka dhënë vajzat e saj. Vidiaçaturi thotë se Guman e ka kuptuar vlerën e vajzave të tij. Guman pyet Denin se çfarë pune bën këtu. Deni i thotë se ai dhe Saras punojnë në kompani. Ai i thotë se Saras nuk e pëlqen projektin. Saras i thotë se ata tani nuk mund të investojnë në projekte sepse duan blerës që bëjnë pagesë të menjëhershme. Saras i shpjegon Denit se kompania është e Vidiaçaturit dhe ata thjesht po kujdesen për të. Deni i thotë se nuk ka shumë rrezik humbje në projekt. Kusum mbështet Sarasin dhe i thotë Denit mos të zihet. Saras largohet. Deni shkon në dhomën e tij i mërzitur. Kusum shkon tek ai dhe i thotë të dëgjojë Sarasin. Deni ndihet keq. Kumud i thotë Sarasit mos ta trajtojë Denin si fëmijë. Guman i thotë Denit se duhet të mësojë prej Sarasit. Ajo i flet keq Denit duke i thënë që Kusum duhet të respektojë vendimin e tij. Kusum e dëgjon këtë dhe mendon pse po e bën Guman këtë duke i ndarë vëllezërit. Kabir takohet me Denin dhe e pyet nëse ka folur me Sarasin për projektin. Deni i thotë se Saras nuk do që të rrezikojë. Kabir i flet keq Denit për Sarasin dhe i thotë se ai duhet të investojë vetë në projekt. Deni i thotë se ai do e bëjë çdo gjë me vëllain e tij. Saras i thotë Kumudit se do i japë një shans Denit. Saras i tregon projektin Denit dhe e vë atë në krye të projektit. Deni përqafon Sarasin. Kumud dhe Kusum urojnë Denin. Saras i thotë Denit të bëhet gati për prezantimin dhe i jep atij kostumin e vetë që t’i sjellë fat. Deni vishet me kostumin e Sarasit. Saras thotë se po shkon në spital dhe largohet. Guman i thotë Denit se Saras është shumë posesiv ndaj teje. Ti ke veshur kostumin e tij, je martuar me vajzën që ai refuzoi. Deni i thotë asaj se u lëndua nga fjalët e saj dhe largohet. Ai shkon në kompani. Saras i thotë investitorëve se Deni do japë idetë e tij dhe i thotë Denit të bëjë prezantimin. Deni kujton fjalët e Gumanit dhe nuk flet. Ai nuk përqëndrohet dot dhe Saras merr fjalën duke folur me investitorët. Ata e pëlqejnë projektin e Denit dhe janë gati të investojnë në planin e tij. Saras largohet. Ata urojnë Denin. Guman ndihmon Kusumin duke dekoruar dhomën për të surprizuar Denin. Ajo i thotë Kusumit të vishet me fustan dhe i thotë se do që ata të jenë të lumtur. Guman mendon se surpriza do i habis të gjithë. Guman i jep një dhuratë Kumudit dhe i thotë t’ja çojë Gunialit. Kumud shkon t’i japë dhuratën. Guman shikon orën.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password