• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sarah Jessica Parker flet rreth takimit me ish të dashurin pas 20 vitesh

Ai ka folur për takimin me ish të dashurën, Sarah Jessica Parker, vitin e kaluar por së fundmi ka qënë vetë aktorja që ka folur për të njëjtën eksperiencë, duke u shprehur se takimi me Robert Downey Jr. në 2015 ishte një eksperiencë e bukur.

Gjatë një intervistë të dhënë për programin,”The Howard Stern Show”, ditën e martë, 51-vjeçarja ka thënë se ritakimi me ish të dashurin e saj me të cilin ka qënë e lidhur nga 1984 deri në 1991, ishte tepër i këndshëm.

“Nuk ishte aspak e çudtishme”, ka thënë aktorja për ritakimin e tyre. “Mendoj se të kalosh kaq shumë vite me dikë ndërkohë që dy ishim 18-vjeç kur u takuam, thellë-thellë na bën të jemi të njëjtët, më kupton ku dua të dal? Unë gjithmonë kam qënë e afeksionuar ndaj tij”.

Sarah dhe Robert ka qënë me njëri-tjetrin për 7 vite rresht dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 1991.

Aktorja ka shtuar më tej se ndarja e tyre ishte tepër miqësore por që nga ajo kohë, Parker nuk është interesuar asnjëherë për të.