Sara Hoxha nuk është shumë aktive në rrjete sociale që prej kohës kur kjo e fundit publikoi faktin se është shtatzënë. Duke qenë se kjo është një fazë shumë e bukur në jetën e një femre edhe Sara ka vendosur ta përjetojë në maksimum duke ruajtur privatësinë e këtyre momenteve.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Sara ka ndarë një bisedë me mesazhe me të motrën me të vogël, Redian, me të gjithë ndjekësit në Snapchat. Biseda mes motrave është me plot humor, ndërkohë që bëhet fjalë që të gjithë familjarët e tyre janë shumë të ngadaltë ne veprime.
“Jam e frikësuar për familjen tonë nëse do të kemi një emergjencë. Janë njerëzit më të ngadaltë në botë. Dhe të mendosh që prandaj quhet emergjencë…” – është shprehur Sara, ndërkohë që përgjigja e Redias ka qenë epike pasi ajo ka kujtuar të gjithë sendet që motra e madhe Lori do të merrte me vete në rast zjarri. “Nëse bie zjarr përshembull, ne vdekim. Se Lori do marri dhe këpucët dhe ‘extensions’ dhe Becca Champagne Pop (është një lloj pudre për fytyrën)” ndërkohë që Sara ka qeshur dhe ja ka konfimuar këtë./blitz.al