• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sara Hoxha i dedikon fjalë të ndjera partnerit të saj: Unë festoj çdo ditë për ty

Ledion Liço feston sot 32-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë speciale për të urimet kanë qenë të shumta. Në fillim urimi i kunatës së tij Lori, e cila e falënderonte për çdo gjë që kishte bërë për të dhe më pas urimi romantik i partneres së tij Sara. Ajo ka postuar një foto në ‘Instagram’ ku tregon se është mjaft e lumtur që ai është pjesë e jetës së saj dhe se mezi pret të kalojë pjesën tjetër të jetës me të.

“Gëzuar ditëlindjen për babain dhe partnerin më të  mrekullueshëm. Unë festoj për ty çdo ditë. Mezi po pres që të kaloj gjithë pjesën e mbetur të jetës me ty”,- ka shkruar Sara krahas fotos ku duket mjaft e lumtur me Ledionin.

Menjëherë pas këtij urimi ka ardhur edhe përgjigja e Ledionit i cili e falënderon Sarën sepse i ka mësuar të kuptojë se kush është gjëja me ë rëndësishme në jetë.

“Faleminderit që më bëre të shoh çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë. Faleminderit që më jep jetë dhe më qëndron pranë çdo ditë,”- është përgjigjur Ledioni.