Salcë në kokë ministres Nikolla, ja sa vite burg rrezikon studentja


Policia ka nisur ditën e sotme procedimin penal për studenten Mirela Ruko, e cila një ditë më parë i hodhi salcë ministres Lindita Nikolla në një aktivitet për ditën Ndërkombëtare të Studentëve. Gjesti u krye në shenjë protestë për reformën e Arsimit të Lartë që kundërshtohet nga studentët dhe nga Lëvizja për Universitetin. Ruko u mbajt më shumë se 10 orë në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe u lirua ku do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Siç raporton “Panorama”, e reja akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike. Dënimet maksimale për këto akuza janë 3 vjet për të parën dhe 2 vjet për të dytën. Kështu, në rastin më të keq, Ruko rrezikon plot 5 vjet burg. Në rastin më të mirë, ajo mund të gjobitet. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password