close
Breaking NewsLajme

Saimir Tahiri hap “Instagram”, kjo është fotografia e parë që ka publikuar

15878974_1562950177055451_1399333266_n

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë Saimir Tahiri është goxha aktiv në rrjetin social “Facebook”. Ai shpesh publikon punë të mira të Policisë së Shtetit, reforma, arritje apo aktivitete. Gjithashtu shpesh kreu i policisë shqiptare komunikon edhe me ndjekësit e shumtë duke iu përgjigjur ankesave apo edhe vlerësimeve të tyre. Duket se e njëjtja procedurë do të nisë tashmë në një tjetër grupim të madh social, në rrjetin “Instagram” ku Tahiri sapo është bashkuar. Ai madje ka publikuar edhe foton e parë. Siç pritej, është fotografia e një efektivi të policisë i cili ndihmon një qytetar në vështirësi në rrugë me dëborë./ revistawho.com

15878640_1562950307055438_2010446393_n
Tags : saimir tahiri
loading...