close
Breaking NewsLajme

“Sadna” publikon këngën, habit fansat me talentin e saj (VIDEO)

screenshot_24

Siç ju lajmëruam ditën e sotme, aktorja Sara Khan pritej të publikonte një videoklip ku të shfaqte talentin në këndim. Nuk ka zgjatur shumë dhe sot ajo që e njohim si “Sadna” publikoi në kanalin Youtube një videoklip me dy këngë, njëra e Celine Dion “My heart will go on” dhe tjetra Ellie Goulding “Love me like you do”. Këto këngë janë sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Stebin Ben. Këngët janë sjellë në versionin indian dhe ajo çfarë bie në sy është zëri i ëmbël i Sarës. Fansat e kanë pritur shumë mirë videoklipin dhe e kanë pëlqyer shumë zërin e aktores, e cila ishte e pasigurtë në publikimin e videoklipit./revistawho.com

Tags : Sara Khan
loading...