close
Breaking NewsLajme

Russell Crowe sulmon fizikisht këngëtaren…

crowe

Azealia Banks pretendon se Russell Crowe e ka sulmuar atë fizikisht dhe verbalisht, gjatë një darke të organizuar në dhomën e tij të hotelit. Megjithatë, të ftuarit raportojnë se ishte 25-vjeçarja ajo që krijoi një skenë të shëmtuar duke kërcënuar se do të sulmonte të ftuarit e saj darke.  Crowe ka organizuar një darkë në dhomën e tij në një hotel në Beverly Hills, në të cilën Banks ishte e ftuar si shoqëruesja e reperit RZA. Megjithatë, sapo darka ka filluar këngëtarja ka nisur të tallet me zgjedhjet që aktori kishte bërë në muzikë, duke e quajtur atë dhe një të ftuar “burra të bardhë të mërzitshëm”. Sipas të pranishmëve, një grua është ngritur menjëherë të mbronte Crowe por reperja nisi të kërcënonte se do sulmonte të ftuarit. Megjithatë kur ajo ka tentuar ta kapte goten për të goditur të pranishmit, Crowe ka reaguar duke e nxjerrë nga dhoma këngëtaren.

azi
Tags : azealia banksrussell crowe
loading...