lefuture

Rudina Dembacaj: Sekreti i shkëlqimit të Jozefinës dhe dështimi me Ardit Gjebrean

auto_a0ace2c3ae347b0bc8f22bc0a3c2a7641480668206-550x309

Një prej personazheve të saj të para, por edhe ndër më të pëlqyerit. Sa herë dilte Rudina në skenën e “Portokallisë” si Jozefina Topalli, e gjithë salla brohoriste. Ishte personazhi që “shtroi” rrugën e saj në fushën e aktrimit.

Edhe pse kishte studiuar për Juridik në Shkodër, disa eksperienca të vogla si gazetare dhe më tej një audicion për aktore, do ta ndryshonin krejtësisht rrjedhën e karrierës së saj.

Megjithatë, Jozefina Topalli mbetet akoma edhe një sot një prej personazheve pikante, me të cilin shumë njerëz e idenfikojnë akoma aktoren nga Lezha. E pyetur për këtë pasditen e djeshme në programin “Rudina”, Dembacaj tha se Jozefina ka qenë ogur për karrierën e saj: “Jozefina është një personazh që më ka dhënë shumë, ishte oguri i mirë i nisjes së karrierës sime.”

Por ish-kryetarja e Parlamentit nuk ka pasur kurrë një koment apo një komunikim me aktoren. E pyetur si e ka pritur karakterin e saj në variantin e Rudinës deputetja e PD-së dhe nëse ka pasur një komunikim me të, Dembacaj mohon: “Jo, akoma nuk e kam pasur një komunikim me të… “.

Meritë për realizimin e shkëlqyer të Jozefinës ka qenë jo vetëm jetesa në Shkodër dhe dialekti gegë. Sekreti, rrëfen Rudina, fshihet te studimi i personazhit: “Në fakt jetesa në Shkodër më ka ndihmuar, por nuk është vetëm dialekti. Që të imitosh mirë, duhet të kapësh karakterin. Nëse kupton brendësinë e personazhit, atëherë është e thjeshtë ta imitosh.”

Ndër personazhet e njohur, Jozefina është figura me të cilën Rudina ka shkëlqyer, por ka edhe të tjerë që ka dashur t’i imitojë, por ka dështuar. Ardit Gjebrea, Arian Çani, Blendi Fevziu… “Kam provuar t’i imitoj të tre këta personazhe. Gjebrean kam dashur gjithmonë ta imitoja, por vizualisht nuk e arrija. Çanin po ashtu, nuk e arrija dot vizualisht, por kam imituar Sidrit Bejlerin bashkë me “th”-në e tij karakteristike.”/Class

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password